Superliga e Kosovës vazhdon me dy sfida interesante në kuadër të xhiros së 13-të.
Një nga ndeshjet më të pritura zhvillohet në Skënderaj, ku Drenica do të presë kampionin e Kosovës, Dritën.
Vendasit kanë si qëllim të rikthehen te rezultatet pozitive, ashtu si Drita, e cila në xhiron e fundit pësoi humbje në shtëpi nga rivali për titull, Prishtina.
Në anën tjetër, Prishtina do të përballet me një sfidë që duket e lehtë në letër, si mysafir i skuadrës Vushtrria, e cila nuk është në formë të mirë. “Bardhëkaltërit” kanë mundësinë e artë për t’u shkëputur sërish në krye të tabelës, por nuk duhet ta nënvlerësojnë Vushtrrinë, një klub që thuhet se ka lënë pas problemet e brendshme.




