temp image 184 temp image 184 scaled

Rastet e Tumoreve te Fëmijët Pas Terapisë Zolgensma: Çfarë Duhet të Dini

- Advertisement -

Kompania farmaceutike zvicerane Novartis ka raportuar nëntë raste të tumoreve te fëmijët që kanë marrë terapinë gjenetike Zolgensma, një trajtim që përdoret për të luftuar sëmundjen e rrallë të atrofisë muskulare spinale (SMA).

Lajmi është bërë i njohur nga mediumi zviceran Swissinfo, sipas të cilit këto raste janë identifikuar te pacientët që kanë përfituar nga kjo terapi që nga viti 2019.

Zolgensma njihet si një nga terapitë më të shtrenjta në botë, me një çmim që arrin rreth 1.7 milion franga zvicerane për një dozë.

Ky trajtim është i dedikuar për fëmijët e diagnostikuar me atrofi muskulare spinale, një sëmundje gjenetike që prek qelizat nervore të cilat janë përgjegjëse për kontrollin e muskujve dhe mund të shkaktojë dobësi të rëndë muskulore.

- Advertisement -