temp image 530 temp image 530 scaled

Grumbullimi i Futbollistëve për Ndeshjet Miqësore të Kombëtares U-21 të Shqipërisë

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka bërë publik grumbullimin e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në muajin nëntor ndaj Luksemburgut dhe Spanjës.

Bushi ka përzgjedhur një grup prej 23 lojtarësh, nga të cilët nëntë janë aktiv në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luan në liga të jashtme.

Këto dy takime janë pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-21 EURO 2027, ku Shqipëria, si një nga vendet organizatore, do të marrë pjesë në fazën finale të turneut.

Këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vazhduar punën me ekipin dhe për të vlerësuar performancën e futbollistëve.

Kuqezinjtë do të ndeshen fillimisht me Luksemburgun më 13 nëntor, në orën 19:00, dhe më pas do të luajnë ndaj Spanjës më 17 nëntor, gjithashtu në orën 19:00.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Lista e grumbulluar është si më poshtë: **Portierë**: Simon Simoni, Aron Jukaj, Alain Taho. **Mbrojtës**: Arlind Kurti, Ervin Bashi, Omer Bajraktari, Aurel Marku, Maldin Kacurri, Fabjan Përndreca, Numan Ajetovikj, Zylyf Muça, Gabriel Ramaj. **Mesfushorë**: Etnik Brruti, Ammar Asani, Ergis Arifi, Luan Simnica, Ledjo Tresa, Mattia Huqi, Dario Daka. **Sulmues**: Ermir Rashica, Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Rrok Toma.

- Advertisement -