Opinionistja Rudina ka shprehur kritika të forta ndaj banorit Nichi gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, lidhur me një deklaratë të tij për Anjezën.
Ajo i tha Nichit se e kishte dëgjuar vetë kur i ishte drejtuar Anjezës me fjalët: ‘Ai mund të të lërë’. “E kam dëgjuar me veshë të mi kur e ke thënë: ‘Ai mund të të lërë’.
Kjo është skandaloze”, u shpreh Rudina.
Këto komente erdhën pas një momenti emocional për Anjezën, e cila kishte përfunduar në lot pasi Nichi kishte përmendur të dashurin e saj gjatë një diskutimi.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




