Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës për luftën që vazhdon pritet të nisë të martën e ardhshme në Abu Dabi.
Në një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Putin ka ftuar përfaqësuesit e delegacionit rus që do të udhëtojnë për në Abu Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, për zhvillimin e bisedimeve.
Në këtë takim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme si Vladimir Medinsky, Igor Kostyukov, Yuri Ushakov, Mikhail Galuzin dhe Sergei Ryabkov. “Duke qenë se negociatat pritet të zhvillohen të martën, i ftova kolegët që do të marrin pjesë në këto bisedime”, ka deklaruar Putin.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte theksuar më herët se palët kanë për qëllim të diskutojnë mbi garancitë e sigurisë, uljen e tensioneve, çështjet humanitare dhe hapat e mëtejshëm drejt një zgjidhjeje paqësore.




