12 protestues janë gjobitur me nga 5 mijë lekë të reja nga policia për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të së enjtes para Kryeministrisë.
Policia e ka bërë të ditur se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit për lirimin e rrugës, protestuesit nuk janë bindur dhe kanë vazhduar të qëndrojnë aty.
Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri tani janë gjobitur gjithsej 95 persona.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




