temp image 170 temp image 170 scaled

Mali i Zi përparon në procesin e integrimit evropian

- Advertisement -

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, në një fjalim të mbajtur të premten në Bruksel, theksoi rëndësinë e Konferencës Ndërqeveritare për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi se kjo ngjarje, së bashku me Raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe Udhërrëfyesin për vendin, përfaqëson një përgatitje të shkëlqyer për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Komisioni e vlerësoi përparimin e Malit të Zi si një “sukses të jashtëzakonshëm”. “Ajo që kemi arritur së bashku është vërtet një sukses i jashtëzakonshëm, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Komisionin Evropian, shtetet anëtare dhe për të gjithë ju personalisht, të cilët keni investuar kohë, ekspertizë dhe besim politik në këtë proces”, tha ai.

Gjatë Konferencës Ndërqeveritare, u mbyllën Kapitulli 1 – Lëvizja e lirë e mallrave dhe Kapitulli 12 – Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare.

Kryeministri Spajiq theksoi se “kapitujt e mbyllur sot përbëjnë vetë thelbin e integrimit evropian: një hapësirë të përbashkët ekonomike, juridike dhe sociale, të ndërtuar mbi rregulla të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë”. “Para nesh mbeten ende detyra të rëndësishme: vazhdimi i forcimit të kapaciteteve administrative, përfundimi dhe pajisja e pikave të kontrollit kufitar, konsolidimi i sistemit të kontrolleve zyrtare dhe sigurimi i zbatimit të qëndrueshëm të standardeve evropiane në gjithë sektorët përkatës”, tha Spajiq.

Ai gjithashtu theksoi se me vendimet e sotme, Mali i Zi e çoi në 23 numrin e kapitujve të negociatave të mbyllur përkohësisht, ndërsa më pak se një e treta e kapitujve do të mbeten të hapur. “Politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian funksionon kur është e besueshme, e bazuar në merita dhe e mbështetur nga përkushtimi i vërtetë politik i të dyja palëve”, përfundoi njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

- Advertisement -