Milaim Zeka ka komentuar mbi reagimin e Xhenetës pas një postimi të Brikenës në Instagram, ku ajo shfaqej me një bluzë me mbishkrimin “jam pronë private e Mateo Borrit”.
Gjatë një interviste në Top Albania Radio, kur u pyet për këtë situatë dhe nëse Xheneta kishte të drejtë t’i kundërvihej Brikenës, Zeka u shpreh: “absolutisht jo”.
Ai shtoi se, “Xheneta është hala më e mirë se Brikena, Xheneta ka demonstruar dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”.
Pas këtyre komenteve, Xheneta Fetahu reagoi me një koment, duke akuzuar Zekën për fyerje dhe i kërkoi që të mos e përmendte më emrin e saj. “E di që s’mundesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu.
Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi.
Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin.
Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa.
E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive.
Je njeri i fundit qe jep men”, ka shkruar Xheneta.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




