Valbona në pikëllim, humb njeriun më të dashur të saj.

- Advertisement -

Në një postim prekës në Instastory, Valbona ka ndarë me ndjekësit një moment të thellë dhimbjeje, shkruan Indeksonline.

Ajo ka bërë të ditur se gjyshja e saj ka ndërruar jetë, duke shprehur mallin dhe trishtimin e thellë për humbjen e saj.

“Nuk kam besuar në dashuri, por ju të dy – gjyshi dhe ti, nana – ishit dëshmia ime se dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk shuhet kurrë.
Sot zemra na u thye përsëri… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.

Nana, u theva sërish… tani ike edhe ti.

Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.

Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk do të shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.”

Ky dedikim i ndjerë ka prekur shumë ndjekës, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre Valbonës për humbjen e madhe.

- Advertisement -