Sot (e premte), Dukagjini dhe Llapi do të përballen në Klinë në ndeshjen që hap xhiron e 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ky takim, që do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” me fillim nga ora 17:00, pritet të jetë mjaft interesant.
Të dy skuadrat hyjnë në këtë përballje me synimin për të siguruar pikët e plota, duke e ditur rëndësinë që ka ky ndeshje për objektivat e tyre në vazhdim të kampionatit.
Dukagjini do të mundohet ta shfrytëzojë faktorin vendas për të arritur një rezultat pozitiv, ndërsa Llapi do të udhëtojë drejt Klinës me ambicie për të mos u kthyer duarbosh.
Kjo ndeshje është e vetmja e programuar për sot, ndërsa xhiroja e 13-të do të vazhdojë nesër me dy takime: Feronikeli ’74-Ballkani, nga ora 13:00 në Drenas, dhe Gjilani–Malisheva, nga ora 16:00 në Gjilan.




