temp image 124 temp image 124 scaled

Egnatia Pësuan Humbjen e Parë në Ligën e Konferencës përballë Universitatea Craiova

- Advertisement -

Egnatia ka regjistruar humbjen e parë pas dy barazimeve radhazi, duke u mposhtur me rezultat 2-0 nga Universitatea Craiova në Ligën e Konferencës.

Skuadra shqiptare nuk arriti të përballojë presionin e vendasve, të cilët kaluan në epërsi me Alexandru Cicaldau në minutën e 27-të.

Pas një pritjeje të gjatë dhe verifikimit të situatës nga VAR-i për pozicion jashtë loje, goli u konfirmua.

Në minutën e 33-të, Nicușor Bancu dyfishoi epërsinë e Craiovës, me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e lënë portierin Mario Dajsinani pa mundësi reagimi.

Egnatia pati një mundësi të mirë për të reaguar në pjesën e dytë, kur Altin Kryeziu provoi me një goditje nga distanca në minutën e 53-të, por portieri i Craiovës u përgjigj me një pritje të shkëlqyer.

Situata u komplikuar edhe më shumë për ekipin shqiptar në minutën e 84-t, kur Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

- Advertisement -