Real Madridi ka arritur të fitojë garën për talentin e jashtëzakonshëm të Manchester Unitedit, JJ Gabriel.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur nga “Sky Sport”, Florian Plettenberg, marrëveshja pritet të finalizohet shumë shpejt.
JJ Gabriel ka pranuar në parim të bashkohet me skuadrën spanjolle, ku tani mbetet të përcaktohen testet mjekësore.
Ai ka vendosur të kalojë te Real Madridi, duke i preferuar ata mbi gjigantët evropianë si Bayern Munich, PSG dhe Barcelona. “JJ Gabriel dhe kampi i tij po përparojnë në negociata me Real Madridin.
Marrëveshja është afër”, tha ai. “Marrëveshja në parim është arritur. 16-vjeçari ka zgjedhur Realin para Bayernit, PSG-së dhe Barcelonës”, theksoi ai. “Lëvizja planifikohet më 1 janar falë pasaportës së tij evropiane.
Manchester Unitedi do të marrë kompensim vetëm për mungesën e tij në stërvitje”, shtoi ai ndër të tjera.




