AC Milani ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi nga Ferencvarosi, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës.
Skuadra italiane pati një paraqitje shumë të dobët, duke u dominuar në të gjitha aspektet nga klubi hungarez, i cili arriti të fitojë me rezultatin 0-2.
Ferencvarosi e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke krijuar disa raste shënimi, por dështuan t’i shndërronin ato në gola.
Ishte Lenny Joseph ai që përfitoi nga një pasim i “falur” dhe shënoi nga afërsia për ta kaluar Ferencvarosin në epërsi (52’).
Pas kësaj, Joseph e dyfishoi epërsinë me një gol të bukur pas një bashkëpunimi me Zachariassen (66’).
Skuadra mysafire mbeti më pas me një lojtar më pak kur Dele u ndëshkua direkt me të kuq (80’), por çuditërisht Milani vazhdoi të kishte një paraqitje zhgënjyese edhe në ato minuta të mbetura.
Edhe pse ishin me një lojtar më pak, Milani jo vetëm që nuk krijoi asnjë rast shënimi, por përkundrazi ishte afër të pësonte golin e tretë.




