temp image 118 temp image 118

Enver Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, përgjigje ndaj ndikimit të Kinës

- Advertisement -

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe integrimi euroatlantik i rajonit, duhet të shihen si një përgjigje strategjike ndaj ndikimit në rritje të Kinës në Ballkan.

Në një postim të shoqëruar me një video nga fjalimi i tij në Samitin e IPAC-ut në Hagë, ku mori pjesë si anëtar i Aleancës Ndërparlamentare për Kinën, Hoxhaj ka theksuar se angazhimi kinez në ekonomi, ushtri dhe teknologji reflekton ambiciet gjeopolitike të Pekinit në këtë rajon. “Kosova dhe Ballkani nuk mund të mbeten pafundësisht në paradhomën e Evropës!” ka shkruar Hoxhaj.

Ai u shpreh se shpresat se rritja e ndikimit kinez dhe, sidomos, lufta e Rusisë në Ukrainë do ta zgjonin Evropën gjeopolitikisht, ende nuk janë realizuar.

Hoxhaj vlerësoi se, përkundër pritshmërive për një proces zgjerimi që do t’i jepte Evropës një nxitje të re, rajoni përballet me një status quo dhe stagnim.

Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, së bashku me integrimin euroatlantik të vendeve të tjera të Ballkanit, është përgjigjja më e mirë ndaj depërtimit të ndikimit kinez në Evropë.

Hoxhaj kërkoi që procesi i zgjerimit të trajtohet si një projekt gjeopolitik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë dhe të ardhmen e Evropës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -