temp image 391 temp image 391 scaled

Tragjedia në Brooklyn: Zjarri i fuqishëm merr jetë njerëzish dhe lëndon të tjerë

- Advertisement -

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të fuqishëm që ka përfshirë një ndërtesë banimi në Brooklyn të New Yorkut, në orët e para të së enjtes, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit (FDNY).

Zjarri shpërtheu në lagjen Sunset Park, ku më shumë se 200 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e personave që kishin mbetur të bllokuar brenda ndërtesës.

Autoriteteve iu deshën rreth tri orë për ta vënë zjarrin nën kontroll, pasi flakët u përhapën në të gjithë ndërtesën dykatëshe dhe më pas edhe në një shtëpi tjetër pranë saj.

- Advertisement -