temp image 388 temp image 388 scaled

KF Drini i Bardhë: Rruga drejt suksesit në Ligën e Dytë të Kosovës

- Advertisement -

KF Drini i Bardhë po kalon një periudhë mjaft pozitive në Ligën e Dytë të Kosovës, ku pas 13 xhirove renditet në vendin e tretë me 31 pikë, aq sa kanë edhe Sharri dhe Fushë Kosova.

Skuadra ka arritur të regjistrojë dhjetë fitore, një barazim dhe dy humbje, duke mbetur gjashtë pikë prapa liderit Ulpiana.

Drini vjen pas një fitoreje të rëndësishme 2-0 ndaj Sharrit në xhiron e fundit, rezultat që konfirmon formën e mirë të ekipit të drejtuar nga Robert Gjeraj.

Në krye të ekipit është Robert Gjeraj, një emër i njohur në futbollin kosovar, i cili ka qenë futbollist dhe kapiten i Lirisë së Prizrenit.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Gjeraj ka nisur një kapitull të ri në futboll, këtë herë në rolin e trajnerit, ku po mundohet të bartë përvojën e fituar në fushë te futbollistët e tij.

- Advertisement -