Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ky forum do të zhvillohet sot dhe do të vazhdojë edhe nesër.
Takimi mbledh ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me qëllim të forcojnë bashkëpunimin dhe të diskutojnë sfidat e përbashkëta.
Në sesionin për drejtësi, ministrat do të trajtojnë rolin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e proceseve zgjedhore të lira, gjithëpërfshirëse dhe transparente. “Një pjesë e veçantë e diskutimeve do t’i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve viktima të veprave penale dhe ndëshkimin me ligj të të gjitha formave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




