Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Gjilan, Dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, ka përjetuar një sulm fizik më 4 nëntor 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti, për motive që ende nuk janë zbuluar.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e ka dënuar me forcë këtë akt, duke theksuar se raste të tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme. “Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, ka deklaruar KGJK-ja.
Këshilli ka shprehur mbështetje të fortë për gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, duke shërbyer për drejtësinë dhe interesin publik.
Për më tepër, KGJK-ja i ka bërë thirrje organeve të kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të hetuar rastin në mënyrë të menjëhershme dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është regjistruar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe se personi i dyshuar është ndaluar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




