Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Betisit, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës gjermane, u shoqërua me një incident të papëlqyeshëm në tribuna.
Një pjesë e tifozëve të klubit spanjoll e prishën minutën e heshtjes në nderim të futbollistit të ndjerë, Jesus de Miguel.UEFA kishte vendosur që para të gjitha ndeshjeve që organizohen nga kjo shtëpi e futbollit evropian, të mbahej një minutë heshtje për të kujtuar De Miguelin, i cili humbi jetën pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes mes Tenerifes dhe Andorrës.Përpara fillimit të takimit në Signal Iduna Park, folësi i stadiumit njoftoi mbi minutën e heshtjes, dhe të pranishmit u ngritën në respekt të futbollistit të ndjerë.
Megjithatë, pas vetëm disa sekondash, një pjesë e tifozëve mysafirë filluan të flisnin, të bërtisnin dhe të këndonin.Situata u përshkallëzua kur i gjithë sektori i tifozëve të Betisit iu bashkua thirrjeve, duke bërë që mbështetësit vendas të reagonin me vërshëllima si shenjë pakënaqësie.
Kështu, minuta e heshtjes u ndërpre plotësisht nga sjellja e tifozëve spanjollë.Pamjet shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale, ku gazetari spanjoll Albert Ortega e cilësoi sjelljen e tyre si të turpshme dhe të neveritshme.Deri në atë moment, minuta e heshtjes për De Miguelin ishte respektuar në ndeshjet e tjera, ndërsa incidenti në Dortmund u bë përjashtimi i vetëm i raportuar.




