Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagoniste ishin reperi Fuego dhe gazetarja Anjeza Gubetini.
Dy banorët u përfshinë në një përplasje verbale në dhomën e gjumit, ku Anjeza iu drejtua Fuegos me tone të larta, duke i thënë se e njeh mirë karrierën dhe të gjithë rrugëtimin e tij. “Ta di karrierën, ta di krejt ecurinë, di gjithçka për ty”, dëgjohet t’i thotë ajo reperit, teksa i afrohej gjatë debatit.
Situata u tensionua edhe më shumë nga afrimi i Anjezës, çka bëri që banorja tjetër, Zojë Nushi, të ndërhynte për të parandaluar përshkallëzimin e përplasjes.
Ajo u përpoq ta qetësonte gazetaren dhe të mos e lejonte t’i afrohej më tej Fuegos, me qëllim që situata të mos agravonte.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




