Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot, më 5 nëntor, një seancë plenare, e cila do të fillojë në orën 12:00.
Në rendin e ditës janë parashikuar shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Regjistrimin e Bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe do të votojnë për fushëveprimin e komisioneve parlamentare për Legjislaturën e 11-të.
Vendimi për mbajtjen e seancës të enjten u mor të hënën nga Kryesia e Kuvendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




