Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për të ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një tjetër në Viti.
Kjo masë është marrë pas identifikimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).
Sipas njoftimit zyrtar, punimet në këto dy objekte do të vazhdojnë të jenë të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve në vendin e punës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




