temp image 311 temp image 311 scaled

Alexis Mac Allister: Largimi i Messit ende nuk është përjetuar plotësisht

- Advertisement -

Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, ka pranuar se ende nuk e ka përjetuar plotësisht largimin e Lionel Messit nga përfaqësuesja argjentinase.

Në një intervistë për Los Edul, futbollisti ka krahasuar vështirësinë për ta pranuar këtë lajm me kohën që iu desh skuadrës për ta kuptuar se kishte fituar Kupën e Botës. “Ende nuk jam mësuar me largimin e Messit, njësoj siç ndodhi me ne pas fitimit të Kupës së Botës. Është e vështirë t’i përpunosh gjëra të tilla.

Ende nuk e kuptojmë plotësisht se Leo nuk do të jetë më me ne”, tha ai.

Megjithatë, Mac Allister la të kuptohet se ende shpreson për një ndryshim të mundshëm të vendimit të yllit argjentinas. “E kuptoj gjithçka që u krijua rreth kësaj dhe vendimin e tij, por kam ndjesinë se ende ekziston një derë e vogël e hapur për një rikthim në një moment.

Kështu e ndiej unë, sepse ai gjithmonë dha gjithçka për Kombëtaren dhe gjithmonë bënte diferencën në fushë.

Ai e bëri këtë edhe në një Kupë të Botës në moshën 39-vjeçare”, theksoi ai.

Mac Allister zbuloi gjithashtu se bashkëlojtarët e tij te Liverpooli mbeten të mahnitur nga paraqitjet e Messit në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës.

- Advertisement -