Gjysmëfinalja e kampionatit U20 mes Uberlandias dhe Mamores në Brazil përfundoi në një kaos të paparë në minutat shtesë të ndeshjes.
Pas shënimit të golit të tretë nga Mamore, një futbollist vendosi të festojë përpara bankinës së skuadrës vendase, gjë që shkaktoi një përleshje masive.
Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u përfshinë në këtë trazirë, ndërsa objekte të ndryshme u hodhën në drejtim të tyre.
Për shkak të këtij kaosi, gjyqtari nuk kishte mundësi të ndante kartonët e kuq në fushë, por më vonë i regjistroi këto përjashtime në raportin zyrtar të ndeshjes.
Bilanci ishte i pabesueshëm: 43 futbollistë dhe tetë anëtarë të stafit teknik u ndëshkuan me kartonë të kuq.




