Milani ka konfirmuar se Samuel Chukwueze ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në Londër, për shkak të këputjes së një tendine në muskulin e ijës së majtë. 27-vjeçari ka munguar në katër ndeshjet e fundit të kuqezinjve, ndërsa sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, pritet që ai të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj.
Chukwueze kishte nisur sezonin në formë të mirë, duke luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë.
Ai ishte titullar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara në Serie A, përpara se të pësonte lëndimin.
Në komunikatën zyrtare, Milani njoftoi se operacioni ishte kryer në Londër nga profesori Ernest Schilders, në prani të mjekut të klubit, Stefano Mazzoni, dhe kishte përfunduar me sukses. “Milan njofton se Samuel Chukwueze i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Londër për riparimin e tendinës së këputur”. “Operacioni, i kryer nga profesori Ernest Schilders në prani të doktor Stefano Mazzonit, ka qenë plotësisht i suksesshëm”.




