Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur kritika ndaj republikanëve pas humbjeve në zgjedhjet afatmesme, duke pranuar se demokratët kanë bërë “punë të mirë” pasi siguruan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësve.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump e ka sulmuar Greg Abbottin, i cili humbi garën për guvernator të Teksasit ndaj demokrates Gina Hinojosa.
Ai pretendoi se Abbott nuk do ta kishte humbur garën nëse gjatë gjashtë muajve të fundit nuk do të ishte shndërruar në një “RINO”, shkurtesë për shprehjen “Republikan vetëm në emër”.




