temp image 222 temp image 222 scaled

Reagimi i Donald Trump pas zgjedhjeve të mesmandatit: Nuk isha kandidat

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, ku republikanët po përballen me humbje, duke theksuar se emri i tij nuk ndodhej në fletëvotim.

Trumpi, i cili deri tani ka qenë shumë i heshtur në rrjetet sociale, ka publikuar një mesazh në platformën Truth Social, teksa po dalin rezultatet e zgjedhjeve. “Unë nuk isha kandidat në këto zgjedhje”, ka thënë lideri amerikan.

Deklarata e tij vjen pas disa muajsh fushate, gjatë së cilës Trumpi u kishte bërë vazhdimisht thirrje votuesve që zgjedhjet e mesmandatit t’i shihnin si një votëbesim për presidencën e tij.

Gjatë udhëtimeve nëpër SHBA, ku zhvilloi fushatë për të mbështetur kandidatët republikanë, Trumpi shpesh u kërkonte qytetarëve të imagjinonin sikur emri i tij të ishte në fletëvotim.

Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejt në raportet e forcave në Kongres dhe në pjesën e mbetur të mandatit të tij presidencial.

- Advertisement -