temp image 220 temp image 220 scaled

Trump Thirrje për Votuesit Republikanë: Qëndroni në Radhë deri në Fund

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje votuesve republikanë që presin në radhë për të votuar të mos largohen nga qendrat e votimit, edhe nëse ato mbyllen para se t’u vijë radha. “Përshëndetje, republikanë.

Po ecim shumë mirë.

Nëse jeni në radhë, qëndroni aty”, ka deklaruar Trump, duke iu drejtuar mbështetësve të tij gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sipas rregullave zgjedhore në shtetet amerikane, votuesit që ndodhen në radhë në momentin e mbylljes së qendrave kanë të drejtë të votojnë edhe pas orarit zyrtar, kur u vjen radha.

Kjo u mundëson atyre që kanë pritur gjatë të ushtrojnë të drejtën e votës.

Trump ka shprehur bindjen se republikanët do të dalin fitues në zgjedhje.

- Advertisement -