Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Kledja, ka ndarë ndjenjat e saj gjatë një bisede me Olechkën, ku ka folur për lidhjen e saj të kaluar dhe emocionet që kishte për ish-të dashurin.
Ajo tregoi se ish-partneri e kishte dashur shumë, duke e veçuar këtë dashuri në detajet e vogla, por sipas saj, ndonjëherë gjithçka bëhej e tepruar. “Më donte shumë, por kur dashuria është ‘too much’, nuk është mirë.
Duhet të ketë gjithmonë një balancë.
Ishte mirë sepse realisht shikoja që më donte, në gjërat e vogla.
Unë isha gjithçka për atë person dhe ishte nice, por thjesht gjithçka rrotullohej rreth meje…”, u shpreh ajo.
Kledja pranoi se ndonjëherë e kujton ish-lidhjen, por theksoi se nuk ka dëshirë të rikthehet tek ai.
Gjatë bisedës, Kledja i tregoi gjithashtu Olechkës se nuk e di nëse do të ketë sërish në jetën e saj një person që do ta dashurojë më shumë se ish-partneri.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




