Ministrja për Çështjet Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka theksuar se vendi i saj nuk do të pranojë anëtarësim të dorës së dytë në Bashkimin Evropian, duke shprehur ambicien për t’u bërë pjesë e këtij blloku deri në vitin 2028.
Në fjalën e saj të mbajtur të martën në Samitin e Zgjerimit të Euronews-it në Bruksel, Gorçeviq u shpreh e bindur që të gjithë kapitujt e negociatave mund të mbyllen brenda këtij viti, duke hapur kështu rrugën për anëtarësimin e Malit të Zi në BE në vitin 2028.




