Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Kledja, ka shprehur ndjenjat e saj gjatë një bisede me Olechkën, duke folur për lidhjen e saj të kaluar dhe emocionet që ka pasur për ish-të dashurin.
Ajo theksoi se ish-partneri e kishte dashuruar shumë, veçanërisht në gjërat e vogla, por sipas saj, ndonjëherë ndjenja e dashurisë bëhej e tepruar. “…Më donte shumë, por kur dashuria është ‘too much’, nuk është mirë.
Duhet të ketë gjithmonë një balancë.
Ishte mirë sepse realisht shikoja që më donte, në gjërat e vogla.
Unë isha gjithçka për atë person dhe ishte nice, por thjesht gjithçka rrotullohej rreth meje…”, u shpreh ajo.
Kledja pranoi se ndonjëherë e kujton ish-lidhjen, por theksoi se nuk ka dëshirë të rikthehet tek ai.
Gjatë bisedës, ajo i tregoi Olechkës se nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në jetën e saj një person që do ta dashurojë më shumë se ish-partneri.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




