Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ndodhi një bisedë interesante mes Akilit dhe Norës, ku Akili shprehu hapur ndjenjat e tij për të.
Megjithatë, Nora e shprehu qartë se nuk ndan të njëjtin ndjenjë.
Gjatë bisedës, ajo i tha Akilit se e vlerëson atë, por qëllimi i saj në këtë eksperiencë nuk është të gjejë një lidhje dashurie. “Unë me secilin jam shok dhe të lutem respektoma këtë sen.
Shumë i vlerësoj këto fjalë që i ke thënë, por unë nuk kam ardhur këtu për të gjetur dikë.
Unë krejt i shoh këtu si shokë”, tha Nora.
Nga ana tjetër, Akili ishte i qartë në qëndrimin e tij, duke i thënë Norës: “Asnjëherë nuk kam me të pa si shoqe”, duke theksuar se gjithçka varet nga qëllimi që ka një person në mendje.
Nora, e habitur, e pyeti: “Qysh mundesh me u dashuru pas një dite?” Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




