Festivali “Shqip Up Festival” ka përmbyllur një tjetër edicion të suksesshëm në Zvicër, duke e shndërruar qytetin e Cyrihut në epiqendrën e humorit dhe komedisë për publikun shqiptar.
Ky event që bashkon komedianë shqiptarë, në këtë edicion kishte një after-party të veçantë, ku grupi i njohur “Elita 5” performoi, duke ofruar një spektakël para një salle plot me publikum.
Pas përfundimit të spektaklit, drejtori i festivalit, Ridvan Murati, e shprehu mirënjohjen për të pranishmit në Cyrih, duke thënë: “Thjesht krenar, pa fjalë! Çfarë publiku fenomenal kemi në Zürich!
Faleminderit nga zemra për dashurinë dhe energjinë që na dhuroni!” Ai gjithashtu ndau disa fotografi nga festivali, i cili mblodhi një numër të madh shqiptarësh të diasporës, ndërsa komedianët u angazhuan për të sjellë humor dhe argëtim për të pranishmit.
Pas mbylljes së këtij edicioni në Cyrih, “Shqip Up Comedy” do të vazhdojë aktivitetin edhe në Gjermani, me një organizim të ri në qytetin e Frankfurtit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




