Dje, u raportua për një sërë ndryshimesh në udhëheqjen e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës sqaroi se PK-ja është një organizatë dinamike, e cila vazhdimisht bën caktime dhe emërime të personelit në pozita të ndryshme, në përputhje me nevojat operacionale për funksionim dhe riorganizim të personelit policor. “Policia e Kosovës (PK), bazuar në udhëzimet administrative dhe procedurat e parapara ligjore, si dhe bazuar në nevojat e plotësimit të strukturës organizative dhe planifikimeve të personelit policor, bën sistemimin/caktimin e zyrtarëve policorë në detyra/pozita të caktuara.
Policia e Kosovës është organizatë dinamike dhe në vazhdimësi ka bërë caktime dhe emërime të personelit të saj në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat operacionale të paraqitura për funksionim dhe riorganizim të personelit policor.” Përveç kësaj, policia ka bërë të ditur edhe për ndryshimet në udhëheqjen e këtij institucioni.
Emërimet e reja në Policinë e Kosovës përfshijnë: – Taibe Canolli-Brajshori – U.D.
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. – Afërdita Mikullofci – Drejtore e Divizionit të Trafikut Rrugor. – Agron Rukiqi – Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore. – Agron Nezaj – Caktohet në Zyrën për Hartimin dhe Koordinimin e Projekteve të PK-së – DPP. – Fehmi Xhata – Drejtor i Departamentit të Hetimeve. – Arben Paçarizi – Drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës (DIA). – Veton Elshani – Drejtor i Departamentit të Kufirit. – Kamer Jonuzi – Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse. – Fatmir Bajrami – Drejtor i Divizionit të Analizës në DIA. – Gëzim Dibrani – Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. – Jeton Rexhepi – Drejtor Rajonal i Kufirit – Lindje. – Fatos Makolli – Këshilltar në DRP – Prishtinë. – Luan Keka – Drejtor Rajonal në DRP – Gjilan. – Blerim Rama – Drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit.
Policia e Kosovës theksoi se këto caktime janë pjesë e funksionimit dhe organizimit të vazhdueshëm të këtij institucioni.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




