Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, ku u ftuar si panelist në debatin kryesor me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”.
Në këtë panel, Maqedonci diskutoi së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë mbi kërcënimet që vijnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, si dhe sfidat aktuale të sigurisë evropiane.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve strategjikë.
Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e vigjilencës, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si elemente kyçe për parandalimin e kërcënimeve dhe ruajtjen e paqes e stabilitetit në Evropë. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe kontributit aktiv në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



