Grupi i vrasjeve të Policisë Kombëtare Spanjolle në Santa Cruz de Tenerife ka nisur hetimet për rrethanat që çuan në vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel.
Ai humbi jetën të martën pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono.
Sipas raportimeve nga një gazeta spanjolle, çështja tashmë është në duar të gjyqësorit.
Hetuesit janë duke u përpjekur të zbardhin ngjarjen e saktë që ndodhi, pas së cilës De Miguel u dërgua në spital.
Përplasja ndodhi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes së ligës së dytë spanjolle, kur De Miguel tentoi të arrinte një top të gjatë, por u ndërpre nga portieri Owono, i cili mori një karton të kuq menjëherë pas ndërhyrjes.
Pas aksidentit, De Miguel pësoi arrest kardiak dhe u transferua në kujdes intensiv në Spitalin Nuestra Senora de Candelaria, ku vdiq të martën në orën 8 të mëngjesit, në moshën 30-vjeçare.




