Gjiganti anglez, Manchester United, ka vendosur të forcojë ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë ka identifikuar disa objektiva të rëndësishëm.
Sipas raportimeve, klubi dërgoi vëzhgues për të analizuar ndeshjen e barazimit 2-2 mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, ku vlerësuan katër lojtarë.
Në fokus janë sulmuesi Serhou Guirassy, mesfushorët Jobe Bellingham dhe Felix Nmecha, si dhe mbrojtësi i majtë Daniel Svensson.
Manchester United ka ndjekur me interes tre lojtarët e parë për një kohë të gjatë, megjithatë, arritja e marrëveshjeve për lojtarët kryesorë të Dortmundit pritet të jetë e vështirë dhe e kushtueshme.
Svensson po shqyrtohet si një zgjidhje potenciale për pozitat e mbrojtjes, sidomos pas dështimit për të transferuar Leëis Hall nga Newcastle.
Një transferim për mbrojtësin suedez duket më shumë si një mundësi për merkaton e verës, sesa një prioritet për janarin.




