Opinionistja Rudina Dembacaj ka shprehur mendimin se Anjeza ka një potencial të jashtëzakonshëm, por se nominimi i saj e ka demoralizuar për të zhvilluar lojën.
Ajo shpreson që Anjeza të gjejë motivimin e nevojshëm, tani që ka arritur deri te nominimi i përhershëm.
Rudina ka vënë në dukje se Anjeza e ka fokusuar lojën e saj në krahun e Antonetës.
Në anën tjetër, opinionisti Resul Sinani ka theksuar se Anjeza është një vajzë me shumë dilema, por që tregohet mjaft tolerante ndaj atyre që e kanë nominuar vazhdimisht.
Ai e vlerëson Anjezën si një banore tërhequr, madje edhe kur përballet me fjalë të rënda nga banorët e tjerë.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




