Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të fotografive nga festa e Halloween-it, ku ata kanë zbuluar kostumet e tyre.
Brooklyn zgjodhi të maskohej si Supermeni, duke e kompletuar pamjen me muskuj artificialë në bark, ndërsa Nicola u shfaq si “Catwoman”, e veshur me një kostum të ngushtë prej lateksi. Çifti e kaloi mbrëmjen në shoqërinë e miqve, mes të cilëve ishte edhe Damian Hurley, i cili shfaqet në disa prej fotografive.
Megjithatë, përtej kostumeve dhe atmosferës festive, vëmendjen më të madhe e mori pamja e Nicolas.
Shumë ndjekës shprehën shqetësim për pamjen e saj, duke komentuar se dukej tepër e dobët dhe se ishte e nevojshme të shtonte disa kilogramë.
Mes komenteve kishte edhe mesazhe si: “Ju lutem, jepini diçka për të ngrënë”, “Ha diçka”, “Vetëm lëkurë dhe eshtra” dhe “Jam shumë i shqetësuar për të, duket shumë keq”.
Një tjetër komentues bëri edhe një krahasim me postimet e Brooklyn-it rreth gatimit, duke shkruar se Nicola nuk hante as ushqimet që përgatitte bashkëshorti i saj.
Ndërkohë, disa të tjerë vunë në dyshim nëse dobësia e saj ishte një zgjedhje e qëllimshme, duke shprehur shpresën që kjo të mos ishte diçka që ajo synonte.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




