Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i Juventusit për sezonin 2026/27, një fakt që konfirmohet edhe nga statistikat e tij.
Skuadra italiane, gjatë muajve të parë të këtij sezoni, nuk ka arritur të tregojë formën e saj më të mirë, duke u renditur në vendin e shtatë në tabelë, ndërsa po lufton për të fituar trofeun e Ligës së Evropës.
Megjithatë, statistikat tregojnë se Zhegrova është lojtari më i shkëlqyer i ekipit.
Ylli i Kosovës, për të cilin klubi kishte plane ta shiste me çdo kusht gjatë afatit kalimtar veror, po tregon performancë të jashtëzakonshme.
Sipas “SofaScore”, notat e lojtarëve të Juventusit pas 10 xhirove në kampionatin italian e vlerësojnë Zhegrovën me 7.23, duke u renditur pas Douglas Luiz, i cili ka një notë prej 7.31.
Zhegrova është lider në skuadër për gola dhe asistime në Serie A me nga dy të tillë.
Ai gjithashtu prinë me pasimet kyçe për ndeshje, me një mesatare prej 1.8 pasimesh të tilla për ndeshje.
Me driblime të suksesshme prej 1.5 dhe dy shanse të mëdha të krijuara, ai është vetëm pas Luiz, i cili ka katër shanse të krijuara.




