Protestat e dhunshme që tronditën qytetin e Cyrihut gjatë natës së së shtunës kanë shkaktuar reagime të forta politike.
Partitë kërkojnë llogaridhënie nga autoritetet dhe një forcim të masave të sigurisë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.
Qindra persona, shumë prej tyre me maska të Halloween-it, u mblodhën në një protestë të paautorizuar në Cyrih, ku situata eskaloi në akte dhune dhe dëmtim të pronës publike e private.
Protestuesit vendosën dhe u vunë flakën barrikadave në rrugë, ndërsa një automjet u dogj.
Gjithashtu, forcat policore u sulmuan me mjete piroteknike, shishe dhe gurë.




