temp image 66 temp image 66 scaled

Messi përsëri magjik: Inter Miami përmbys New England Revolution

- Advertisement -

Lionel Messi vazhdon të tregojë se mosha është thjesht një numër, pasi ai ishte protagonist kryesor në fitoren e Inter Miamit ndaj New England Revolution me rezultatin 2-1, në kuadër të sezonit 2026 të MLS.

Ylli argjentinas, në moshën 39-vjeçare, fillimisht u përball me vështirësi për të gjetur hapësira për shkak të mbulimit të ngushtë nga kundërshtarët, por në pjesën e dytë tregoi edhe një herë magjinë e tij.

Inter Miami ishte në disavantazh, por Messi kontribuoi për golin e barazimit duke asistuar për Germane Berteramen në minutën e 69-të.

Megjithatë, momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 83-të, kur argjentinasi realizoi një aksion spektakolar për ta përmbysur rezultatin.

Pasi mori topin në pjesën e fundit të fushës, Messi u gjend i rrethuar nga tre futbollistë kundërshtarë.

Por, në vend që të kërkonte një pasim te bashkëlojtarët, ai zgjodhi të zgjidhte gjithçka me aftësitë e tij individuale.

Fillimisht, ai u kthye me shpejtësi drejt portës kundërshtare dhe më pas e kaloi topin mes këmbëve të njërit prej mbrojtësve, duke depërtuar drejt zonës së rrezikshme.

Pas një kombinimi të shpejtë me një bashkëlojtar, Messi u gjend në pozitë ideale për goditje dhe nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-1.

Ky ishte goli i 937-të në karrierën e tij profesionale, por vetë Messi nuk duket se është i përqendruar te rekordet individuale.

- Advertisement -