BallinaPolitikFundi tragjik i jetës së grave: Një thirrje për ndihmë dhe përgjegjësi

Fundi tragjik i jetës së grave: Një thirrje për ndihmë dhe përgjegjësi

- Advertisement -

Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre, shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë.

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e cila u vra nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, tregon se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se nuk ishte marrë seriozisht.

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor, pas raportimeve të rrezikut që i kanosej, e rikthen në kujtesën e saj luftën që ka kaluar.

Ajo kujton një rast kur kishte shkuar te vendi i punës së Eronës, pasi ish-partneri i saj e përndiqte edhe aty.

Erona i kishte thënë: “Nënë, ky nuk më lë rehat.” Cokli tregon se pas këtij momenti kishte raportuar situatën në polici, por ishte zhgënjyer nga reagimi i tyre. “Unë si nënë kam kërkuar ndihmë për vajzën time, më bartnin si një leckë sa andej-këndej,” thotë ajo.

- Advertisement -

Vrasja e Eronës e ka transformuar jetën e familjes, e cila tani merret me djalin që ka lënë pas. “E kam nipin që e llogaris si djalin tim.

Por, pa buzëqeshjen e Eronës, atmosfera në shtëpi nuk është si më parë,” thotë ajo.

Cokli ndien se nuk ka marrë drejtësi, pasi dënimi prej 24 vjetësh për vrasësin e Eronës është shumë i ulët.

Ajo kërkon që institucionet ta ndryshojnë mënyrën e trajtimit të grave dhe familjarëve që kërkojnë ndihmë. “Nuk duhet të tallen me vajza apo nëna që kërkojnë ndihmë,” thotë ajo.

Valdete Osmani, nëna e Marigona Osmanit, e cila u vra në moshën 18-vjeçare në vitin 2021, e përsërit këtë thirrje. “Nuk dua që vajzat tona të kujtohen vetëm pasi të mos jenë më gjallë.

Dua që ato të mbrohen, të dëgjohen dhe të ndihen të sigurta,” thotë ajo.

Osmani e kujton vajzën e saj çdo ditë, për buzëqeshjen dhe ëndrrat e saj të papërmbushura. “Ajo nuk ka qenë veç një emër në lajme, ka qenë vajza ime,” thotë ajo.

Procesi gjyqësor ka qenë i vështirë, dhe ajo ndien se tragjedia mund të ishte parandaluar, pasi familja kishte kërkuar ndihmë nga policia para ngjarjes fatkeqe. “Si nanë, është shumë e rëndë të mendosh që ke kërkuar ndihmë dhe prapë ke përfunduar duke e humbur vajzën,” thotë ajo.

Gjashtë javë pritje për Donjetën ishin periudha më e rëndë për Shkëlqim Pajazitajn, vëllain e Donjetës, e cila u gjet e pajetë në dhjetor të vitit 2015, por vrasësi i saj ende nuk dihet.

Ai beson se një reagim më i shpejtë i policisë mund të kishte ndikuar në fatin e saj. “[Po të trajtohej] me më shumë urgjencë në atë kohë, ndoshta do të mund ta kishim sot gjallë Donjetën,” thotë ai.

Pajazitaj shpreh shqetësimin për neglizhencën e institucioneve, e cila po kontribuon në vrasjet e grave.

Ai kërkon që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë, në mënyrë që tragjeditë e tjera të parandalohen.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments