BallinaPolitikGërvalla: Dorëheqja nuk ndihmon identifikimin e përgjegjësive për rastin Zekaj

Gërvalla: Dorëheqja nuk ndihmon identifikimin e përgjegjësive për rastin Zekaj

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka shprehur mendimin se dorëheqja e saj nuk do të ishte një mënyrë efektive për të ndihmuar në identifikimin më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive institucionale në rastin e Arlinda Zekajt.

E pyetur për thirrjet që po bëhen për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Zekajt, Gërvalla theksoi se, nëse do të besonte se largimi nga detyra do të kontribuonte në zbardhjen e përgjegjësive, do ta kishte marrë një vendim të tillë.

Ajo kërkoi që t’i lejohet të vazhdojë punën, duke theksuar se viktimat e dhunës në familje kanë aleaten më të fuqishme te koordinatorja kombëtare. “Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje.

Unë mendoj që pikërisht e kundërta është.

Qytetari i Republikës së Kosovës e din që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave, me një kosto të lartë publike.

- Advertisement -

Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare, na lejoni të bëjmë punën tonë na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments