BallinaPolitikReagimi i Avokatit Arianit Koci për Vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

Reagimi i Avokatit Arianit Koci për Vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë reaguar dhe masat e marra për të parandaluar këtë ngjarje tragjike.

Koci tha se vrasja e grave nga bashkëshortët apo partnerët e tyre është një problem serioz që kërkon një trajtim më të veçantë dhe reagim më efektiv nga ana e institucioneve. “Me të vërtetë shumë prekëse.

Ju po e shihni që tash është mbushur kupa.

Kjo është gruaja e tetë këtë vit që vdes,” tha Koci.

Ai theksoi se, ndonëse gjatë këtij viti kanë humbur jetën edhe burra, vrasjet e grave nga burrat përbëjnë një problem të veçantë të dhunës me bazë gjinore.

Sipas Kocit, në rastin e Arlinda Zekajt nuk ka dështuar vetëm një individ, por e gjithë hallka institucionale, duke përmendur Qendrat për Punë Sociale, hetuesinë, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën. “Këtu nuk ka dështuar një njeri, por komplet hallka.

Prej QPS-së, hetuesit, Policia, Prokuroria e Gjykata,” u shpreh ai.

Ai kritikoi gjithashtu një vendim gjyqësor lidhur me kufizimin e distancës, të cilin e cilësoi si të çuditshëm.

Sipas tij, ndonëse institucionet kishin ndërmarrë disa veprime, ato nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar vrasjen. “Gjykata ka marrë një vendim që për mua ka qenë shumë i çuditshëm mos me mujtë me iu afru në 2 metra.

Organet kanë vepruar, por nuk mjafton formalisht me kry një veprim, përshembull në ndalim dhe paraburgim vëllain e dorasit, por nuk ka qenë e mjaftueshëm për me parandalu vrasjen.

Një informatë që më erdh sot është që besoj që shumë shpejt do të bie në duar të drejtësisë krimineli.

Besoj që shpejt do të arrestohet.” Po ashtu, avokati Koci bëri të ditur se ka marrë informacione që i dyshuari për vrasjen mund të arrestohet së shpejti. “Besoj që shumë shpejt do të bjerë në duart e drejtësisë krimineli.

Besoj që shpejt do të arrestohet,” përfundoi Koci.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments