BallinaSportChristian Pulisic Afër Vazhdimit të Kontratës me Milanin

Christian Pulisic Afër Vazhdimit të Kontratës me Milanin

- Advertisement -

Christian Pulisic është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Milanin, pasi klubi italian dhe sulmuesi amerikan kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunimin e ri.

Sipas raportimeve të gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën e re gjatë ditëve të ardhshme, duke e lidhur të ardhmen e tij me kuqezinjtë deri në vitin 2031.

Marrëveshja e re do t’i sjellë Pulisic edhe një përmirësim të konsiderueshëm financiar.

Aktualisht, reprezentuesi amerikan përfiton katër milionë euro neto në sezon, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të rritet në pesë milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset shtesë.

Drejtuesit e Milanit kanë kohë që po punojnë për të siguruar qëndrimin e sulmuesit, kontrata aktuale e të cilit skadon në fund të sezonit.

Paraqitjet e mira të amerikanit kanë bërë që klubi ta konsiderojë vazhdimin e bashkëpunimit si një nga prioritetet kryesore.

Pulisic ka vazhduar të japë kontribut të rëndësishëm edhe këtë sezon, duke shënuar në fitoren e fundit ndaj Venezias.

Ky ishte goli i tij i dytë në pesë paraqitje në Serie A gjatë edicionit aktual.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments