Kylian Mbappe ka kërkuar falje publike ndaj popullit kinez, pas reagimeve të ashpra që shkaktoi një deklaratë e tij gjatë një interviste, ku e quajti Mao Ce Dunin diktator.
Ylli francez reagoi zyrtarisht, duke pranuar se komenti i tij ishte i pamenduar mirë dhe se tani e kupton se fjalët e tij kanë lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën. “Gjatë një interviste të fundit, reagova ndaj një fotografie timen.
Komenti im ishte i pamenduar mirë dhe tani e kuptoj se ai ka lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën.” “U kërkoj falje të gjithëve që janë shqetësuar nga fjalët e mia.
Ky nuk ishte aspak qëllimi im.
Kam respekt të madh për popullin kinez dhe historinë e tij.
Më vjen sinqerisht keq”, deklaroi Mbappe.
Reagimi i sulmuesit vjen në një kohë kur çështja ka shkaktuar polemika të mëdha në Kinë.
Sipas raportimeve të mediave kineze, përfshirë The Paper, transmetuesi shtetëror CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës pas reagimeve negative ndaj deklaratës së futbollistit të Real Madridit.
Po ashtu, aplikacionet informative të CCTV-së nuk kanë më përmbajtje që lidhet me Mbappen.
Mao Ce Duni ishte revolucionari komunist që themeloi Republikën Popullore të Kinës në vitin 1949 dhe e udhëhoqi vendin deri në vdekjen e tij, më 1976.
