Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku merr pjesë në ceremoninë e përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë.
Në këtë ngjarje janë të pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Ky përurim përfaqëson një tjetër hap përpara në Klinikën e Kardiologjisë, pas investimeve të rëndësishme për modernizimin e ambienteve dhe pajisjeve për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
