BallinaPolitikEdi Rama: Nuk dorëzohem përballë dhunës, do të vazhdoj punën për Shqipërinë

Edi Rama: Nuk dorëzohem përballë dhunës, do të vazhdoj punën për Shqipërinë

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar në detyrë, pavarësisht protestave të dhunshme që janë zhvilluar gjatë javëve të fundit në Tiranë.

Në një intervistë për median greke “Kathimerini”, ai theksoi se kërkesa për dorëheqjen e tij është legjitime në një demokraci, por kundërshton çdo përpjekje për ta imponuar atë me dhunë. “Kushdo mund të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike.

Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë”, shprehet Rama.

Kryeministri gjithashtu bën dallimin mes qytetarëve, veçanërisht studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë, dhe atyre që përdorin dhunën për të arritur qëllime politike.

Ai përmendi veçanërisht protestuesit me fytyra të mbuluara, duke sugjeruar se disa prej tyre mund të jenë të lidhur me lëvizjen Antifa. “Një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, deklaron ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes për protestat lidhur me arsimimin, luftën kundër korrupsionit dhe koston e jetesës, Rama tha: “Unë nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është bërë siç duhet.

Nuk mendoj se të rinjtë duhet thjesht të pranojnë ato që kemi arritur deri më sot”.

Ai theksoi se Buxheti i vitit 2027 do të përfshijë masa shtesë për familjet dhe studentët, dhe shprehu gatishmërinë për një dialog të hapur me studentët dhe pedagogët. “Megjithatë, ekziston një vijë e qartë ndarëse mes studentëve që dëshirojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të personave me fytyra të mbuluara – mes të cilëve edhe individë që unë i kam lidhur me lëvizjen Antifa – të cilët hedhin bomba molotov dhe shkaktojnë dëme në prona private”, tha ai.

Në pyetjen nëse do të japë dorëheqjen, Rama u përgjigj: “Jo.

Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo me bomba molotov.

Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë”.

Ai përfundoi duke thënë se detyra e tij është të dëgjoj shqetësimet e qytetarëve dhe të vazhdojë punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se nuk do të shmanget nga kjo detyrë për shkak të dhunës së pakicës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments