BallinaPolitikReagimi i Natyra Kuçit pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Siguria e familjeve...

Reagimi i Natyra Kuçit pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Siguria e familjeve në rrezik

- Advertisement -

Ish-kandidatja për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, ka bërë sërish thirrje pas tragjedisë që ndodhi me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ajo ka shprehur shqetësim të thellë për sigurinë e familjes së saj dhe fatin e djalit të të ndjerës.

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi ka theksuar se djali i Arlindës është i ndarë nga familja, ndërsa i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.

Kuçi ka pretenduar gjithashtu se familja Zekaj, që jeton në Radavc, nuk ka mbrojtje policore dhe se në atë zonë nuk është e pranishme asnjë patrullë policie. “Djali i kidnapuar, vrasësi në arrati, familja Zekaj në Radavc pa kurrfarë mbrojtjeje, as edhe një patrullë policie aty!”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Kuçi ka kritikuar edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për deklaratat e saj lidhur me raportimin e dhunës. “E në krejt këtë tmerr, Donika Gërvalla del e na mban ligjërata se qysh dhuna duhet me u raportu te Albin Kurti.

A jeni në veti, bre?!”, ka thënë ajo në postimin e saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments